Ndërhyrjet estetike po kryhen gjatë gjithë vitit dhe nuk janë më vetëm një trend i të rinjve.
Sipas kirurges estetiste Senera Hoxha, gjithnjë e më shumë pacientë nga diaspora dhe moshat e dyta e të treta po kërkojnë të përmirësojnë pamjen e tyre përmes procedurave estetike.
Ndërhyrjet estetike nuk janë më një zgjedhje vetëm për të rinjtë.
Sipas kirurges estetiste, Senera Hoxha, ndërhyrjet kryhen gjatë gjithë vitit dhe gjithnjë e më shumë pacientë të moshave të dyta dhe të treta po i drejtohen profesionistëve për të përmirësuar pamjen.
‘’Ne sot nuk jetojmë më në kushte të këqija socio-ekonomike dhe prandaj neve kemi mundësitë e duhura për ti bërë këto ndërhyrje gjatë gjithë vitit.
Edhe gjatë verës ne kryejme ndërhyrje estetike në varësi të axhendave të pacientëve tanë. Ndërhyrjet janë me sezone.
Praktikisht para verës kërkohet më shumë trupi, gjoksi dhe gjatë dimrit kërkohet zakonisht hunda ose fytyra. Tani vijnë më tepër pavientë të moshës së dytë e të tretë’’.
Ajo thekson se ka pasur një rritje të ndjeshme të pacientëve që vijnë nga diaspora, të cilët e shfrytëzojnë qëndrimin në atdhe për të kryer procedura estetike.
Doktoresh Senera apelon që pacientët të zgjedhin gjithmonë profesionistë të licencuar dhe të certifikuar për të garantuar sigurinë dhe rezultatet e dëshiruara.