Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se gjatë protestës së 8 Janarit ka njoftuar policinë në orën 12:27 për të ndërhyrë në selinë blu, por ata kanë mbërritur me vonesë.
Policia e Shtetit ka reaguar duke përgënjeshtruar deklaratat e Bardhit.
“Hedhim poshtë çdo akuzë, aludim apo insinuatë të shprehur gjatë këtij emisioni, dhe jo vetëm për implikime të zyrtarëve të Policisë në skenarë akte dhune gjatë protestës dhe menaxhimit të gjithë situatës. Sqarojmë opinionin publik se Policia e Shtetit nuk ka ndërhyrë me vonesë, por ka kryer detyrat e saj bazuar në aktet ligjore e nënligjore dhe ka menaxhuar me profesionalizëm e paanshmëri protestën e datës 8 janar 2022. Keqardhje për zëra të pavërtetë dhe dashakeqës ndaj punës së Policisë, e cila edhe për masat e marra në protestën e datës 8 janar ka marrë vlerësimet maksimale nga OSBE dhe organizma e partnerë të tjerë ndërkombëtarë.”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit./albeu.com