Një ndër aktorët më të njohur të Teatrit dhe kinematografisë shqiptare, festoi në 21 Janar, 65-vjetorin lindjes.
Bëhet fjalë për një ndër aktorët më të njohur të Teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Ndriçim Xhepa.
Ndër vite, Institucioni i Presidencës së Republikës së Shqipërisë e ka nderuar me çmime si: “Artist i Merituar”, “Mjeshtër i Madh” gjithashtu edhe “Nder i Kombit”, përveç dhjetra titujve të tjerë të dhënë për rolet e tij në kinematografi. Por ditëlindja e tij mbeti në harresë dhe askush nuk i bëri qoftë një urim “Mjeshtrit të Madh” dhe “Nderit të Kombit”./albeu.com/
Ndriçim Xhepa i është djali i “Artistes së Popullit” dhe aktores së madhe Margarita Xhepa.
Mbas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve, më 1979, ai u bë aktori mjaft i njohur i Teatrit dhe kinematografisë shqiptare është shpallur tri here fitues i Kupës për ‘’Aktorin më të mirë” në Festivalet e Filmit në vitet 1987, 1989 e 2000 dhe dy herë fitues i çmimit “Aleksander Moisiu” për “Aktorin më të mirë” në Festivalin Kombëtar të Teatrit me 1986 dhe 1995. Xhepa mban titujt “’Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës’’.
Aktori ka interpretuar rreth 35 role në teatër, ndër të cilat mund të veçojmë: Arseni te drama “Nën dritat e skenës” e Ruzhdi Pulahes, Prometeu te drama “Prometeu” e Viktor Eftimiut, për të realizuar më pas figurën pasionale të Romeos te tragjedia “Romeo dhe Zhuljeta” të Shekspirit.
Pikën kulmintante të karrierës, Xhepa e arriti me interpretimin e rolit të Ferndandos në vitin 1995 te drama “Fernando Krafti më ka shkuar këtë letër” e T. Dorstit. Më pas me rolin e Xhejmsit te komedia Lirie Kapitulli i dytë e Nail Saimonit ndryshoi formatin dhe u fut në rrafshin e komikes dhe lirikes .
Xhepa ka pasur një karrierë mjaft të suksesshme edhe në kinematografi. Ai ka interpretuar rreth 30 role kryesore, por vëmendjen e tërhoqi për lojën e kahut psikologjik në rolin e Fredit në filmin “Hije që mbeten pas” (1982), shkruan Atsh.
Në vitin 1988 mishëroi me dramacitet rolin e Tomës në filmin “Flutura në kabinën time”. Më 1998, mbërrin në një nga figurat më të realizuara, sikurse qe ajo e Alush beut në filmin “Dasma e Sakos”.