Ndarje mes Sara Berishës dhe Dj PM? Zbulohet e vërteta rreth çiftit

Pas ditëlindjes së DJ PM, mungesa e një urimi publik nga partnerja e tij, ndezi dyshime në rrjete sociale mbi një ndarje të mundshme. Fansat nisën të spekulonin për një krizë në marrëdhënien e tyre, veçanërisht pasi asnjëri prej tyre nuk postoi asgjë që lidhej me festën apo njëri-tjetrin. Por duket se gjërat janë ndryshe nga sa mendohej.

“Kurioze jam nëse është zgjuar PM kaq herët për plazh?!” – shkroi Einxhel, duke lënë të kuptohet se Sara dhe PM ndodhen së bashku në pushime, por asnjëri prej tyre nuk ka ndarë foto së bashku.

E vërteta është zbuluar nga një koment i Einxhel Shkirës në një foto të postuar së fundmi nga Sara.

Mesa duket, çifti ka zgjedhur heshtjen dhe qetësinë larg syve të publikut, duke shijuar kohën e tyre pa zhurmën e rrjeteve sociale.


Shtuar 26.06.2025 14:51