Ndarja nga Shpat Kasapi, Selvije Jao tregon se po largohet nga Tirana

Pas një periudhe të vështirë dhe ndryshimesh personale, Selvije Jao ka njoftuar se po largohet nga Tirana, qyteti ku ka kaluar një pjesë të rëndësishme të jetës së saj.

Largimi i saj vjen pas ndarjes nga këngëtari Shpat Kasapi, dhe në rrjetet sociale ajo ka ndarë me ndjekësit një mesazh të ndjerë, ku shpreh emocionet dhe reflektimet për këtë kapitull që po mbyllet.

“Ditët e fundit në Tiranë… Më në fund po largohem, por zemra ime do të mbajë gjithmonë një copëz nga ky qytet”, tha ajo.

Tutje shtoi: “Në çdo cep të saj kam lënë pjesë të shpirtit tim… një grua që luftoi, qeshi, u rrëzua dhe u ngrit për veten dhe për djalin e saj… Tirana s’do të jetë më e njëjta pa mua, dhe as unë pa të”.

Me këto fjalë, ajo tregon lidhjen e thellë emocionale që ka krijuar me kryeqytetin, një vend ku ka përjetuar sfida, suksese dhe rritje personale.

Selvije e përshkruan veten si një grua e fortë, që ka kaluar shumë, por që gjithmonë ka qëndruar e palëkundur për veten dhe familjen e saj.

Ky largim simbolizon një fillim të ri dhe një kapitull tjetër në jetën e ish-gruas së artistit shqiptar.


Shtuar 10.06.2025 12:15