Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të kantoautorit të njohur italuan, Toto Cutugno.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se këngët e tij do të mbeten në zemrat e shumë shqiptarëve, teksa shprehet i privilegjuar që jetoi në një kohë me të.
Reagimi i plotë:
Ti ishe një italian i madh, i vërtetë, ne duhej të takoheshim këtë verë në Vlorë, por Zoti vendosi të të lërë të pushosh në paqe, ndërsa me ne këngët e tua mbeten të regjistruara përgjithmonë në zemrat e shumë shqiptarëve. Faleminderit për gjithçka Toto Cutugno ishte një privilegj të jetoja në të njëjtën kohë me një legjendë si ju.