Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Berisha: Personalitet kryesor i të majtës shqiptare, reformoi PS-në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjetet sociale pas vdekjes së ish-kryeministrit Fatos Nano në spital, pasi më shumë se 20 ditësh në reanimacion.

Në një mesazh të publikuar për ndjekësit e tij, Berisha shkruan se Nano ishte personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit.

“Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit”, ka shkruar ai, ndërsa i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve.

Reagimi i Sali Berishës:

Fatos Nano mbyll sytë përgjithmonë.

Të dashur miq, Fatos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë.

Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit.

Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve. Amen!


Shtuar 31.10.2025 18:57