Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.
Berisha është shprehur se ndarja e tij e parakohshme nga jeta është një humbje e madhe për familjen, miqtë, të afërmit e tij dhe Partinë Demokratike.
Reagimi i Berishës:
Dielli perëndoi përgjithmone për ish presidentin Bujar Nishani! Te dashur miq, sot ish presidenti Bujar Nishani mbylli syte pergjithmone duke zhytur keshtu ne dhimbje, zi e pikellim te thelle familjen e tij te dashur, miqte e te afermit, Partine Demokratike dhe mbare Shqiperine. Ish presidenti Bujar Nishani, ishte ikonë e vlerave më të larta morale të njeriut, ndershmërise, atdhetarisë dhe përkushtimit. Ai ishte burrështetasi i shquar, që përfaqesoi kombin dhe Shqiperine me dinjitet te veçante dhe urtesi ne arenen nderkombetare duke i dhene nder dhe vlere institucionit te presidentit, shtetit dhe qytetareve shqiptare.
Ish presidenti Bujar Nishani ne keto 30 vite, si nje sherbetor i qytetarve dhe vendit te tij permbushi me nder detyra te rendesishme nga drejtues drejtorie ne Ministrine e Mbrojtjes, minister i Rendit Publik dhe deri ne President i Republikes.
Bujar Nishani ishte gjithashtu nje drejtues i shkelqyer dhe efiçent e i dashur i Partise Demokratike, deputet, minister, dhe kandidat i votuar per president te Republikes nga mazhoranca e kesaj partie.
Personalisht une kam patur tek Bujar Nishani njerin prej bashkpuntoreve me ta afert, me te afte, me te dashur dhe me çmuar, me te virtytshem qe do mbetet gjithmone ne memorien time si mirenjohje e thelle per bashkepunimin e ngushte qe kemi patur si krenari e veçante qe pata nje mik fisnik si ai. Ndaj sot eshte dite zie dhe dhimbje te thelle per familjen e nderuar Nishani qe humben bashkeshortin dhe prindin e tyre te mrekullueshem e shebullor, per miqte dhe te afermit e tij qe humben nje mik te dashur qe do ju mungoje gjithmone, per Partine Demokratike qe humbi njerin prej drejtuesve me te talentuar, per shtetin dhe kombin shqiptar qe humben sot sherbetorin besnik dhe te perkushtuar, shtetarin e afte e te ndershem, patriot dhe fisnik.
Duke shprehur mirenjohohjen time te pakufishme dhe nderimin time me te madhe ish presidentit Nishani per kontributin e cmuar per vendin, kombin dhe Partine Demokratike, si dhe bashkpunimin dhe miqesine tone te ngushte qe kemi patur ju shprehe sot ngushllimet dhe solidartetin me te ndjere bashkeshortes, femijeve, familjes dhe miqve te ish presidentit dhe mikut tim te çmuar per kete humbje te madhe dhe te pakompensueshme, i lutem Zotit qe shpirti i mire i Bujar tyre te dashur te gjeje paqen e merituar. Amin!
Ish-presidenti Nishani, ka ndërruar jetë në një spital në Gjermani nga komplikimet shëndetësore si pasojë e betejës disamuajshe me COVID-19. Ai ishte 56 vjeç. Nishani u zgjodh president i Shqipërisë në vitin 2012 dhe shërbeu në këtë pozitë përgjatë një mandati të plotë deri në vitin 2017.