Probleme nga rrëshqitjet e dherave në rrugën e Arbrit. Një masiv dheu ka rrëshqitur në baypasin e rrugës së Arbrit në afërsi të tunelit të Murrizit.
Për pasojë është bllokuar qarkullimi i mjeteve për rreth një orë. Ka ndërhyrë një fadromë e kompanisë ndërtuese të rrugës e cila ka bërë të mundur zhbllokimin dhe kalimin e mjeteve.
Edhe një vit më parë një rrëshqitje në po të njëjtin vend ka bllokuar për më shumë se 24 orë rrugën.
Është një shpat mali shumë i rrezikshëm, i cili mund të rrëshqasë përsëri, nëse reshjet e shiut do të vijojnë./albeu.com