Në kuadër të operacionit të koduar “Teza” është ndaluar nga policia në Rinas pedagogia e Universitetit të Elbasanit Edlira Gugu.
Policia bën të ditur se pedagogia ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka marrë para për provime. Në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar një javë më parë janë ndaluar edhe 6 pedagogë të tjerë të Universitetit të Elbasanit. Mësohet se Gugu sapo ishte kthyer në Shqipëri.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan me iniciativë shtetasen E. G., 51 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Teza”, i zhvilluar një javë më parë. Kjo shtetase u kap në hyrje të RSh-së, në PKK Rinas”, njofton policia.