Anëtari i degës së LDK-së në Fushë Kosovë, Agim Berbatovci ka ndëruar jetë.
Për vdekjen e tij ka njoftuar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.
“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për shkuarjen në amshim të aktivistit e veprimtarit të devotshëm të degës së LDK-së në Fushë Kosovë, Agim Berbatovci.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Berbatovci, të afërmit, anëtarët e veprimtarët të degës së LDK-së në Fushë Kosovë, si dhe gjithë miqve të të ndjerit.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Agim Berbatovcin!”, ka shkruar Hoti në një postim në “Facebook”./albeu.com