Odisea Çipa, trajneri i ekipit të futbollit Butrinti, është ndarë nga jeta parakohe.
Mësohet se specialisti i futbollit dhe trajneri Odisea Çipa, i cili drejtonte ekipin e futbollit Butrinti këtë sezon, ka humbur jetën pas një arresti kardiak.
Çipa ka qenë më parë lojtar i ekipit të Butrintit.
Ai mori drejtimin e Butrintit gjatë muajit gusht të vitit 2022. Butrinti ndodhet aktualisht në kategorinë e dytë të futbollit në Shqipëri./Albeu.com