Ndahet nga jeta ish-kryeministri Fatos Nano

Këtë të premte, ish-kryeministri Fatos Nano, është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. Fatos Nano, prej kohësh vuante nga probleme me shëndetin, të cilat duket se këtë herë s’i kapërcehu dot.

Nano, u tërhoq nga politika në vitin 2005, pas një karriere të gjatë dhe të shquar si kryeministër i Shqipërisë.

Nano prej një muaj ishte në reanimacionin e një spitali privat.

Kush ishte Fatos Nano?

Ai filloi karrierën e tij politike ne vitin 1991 pasi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Tranzicionit me qëllim që të organizojë zgjedhjet e para demokratike në Shqipëri, në po atë vit dhe të përgatisë vendin për tranzicionin drejt një ekonomie tregu dhe sistemi demokratik.

Zgjedhjet në 31 mars 1991 u fituan nga Partia Socialiste e Shqipërisë dhe ai u caktua përsëri Kryeministër. Pas dy muajsh ai u detyrua të jep dorëheqje.

Atë vit ai u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste e cila ishte pasardhëse e Partisë së Punës së Shqipërisë. Në Mars 1992 Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe një vit me pas Fatos Nano u burgos pasi u akuzua për korrupsion dhe abuzim detyre nga gjykata.


Shtuar 31.10.2025 14:45