Ditën e sotme, është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare Violeta Lleshaj, bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Lajmin e trishtë e ka ndarë vetë ish-ministri, i cili ka njoftuar ndarjen nga jeta të bashkëshkortes së tij, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Të dashur miq, Violeta, bashkëshortja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, pushoi në paqen e Zotit, duke na lënë të mbuluar me pikëllim të thellë, por dhe me dashurinë, nderin, dinjitetetin dhe fisnikërinë saj të pafundme.
Varrimi do të kryhet në Varrezat e Maminasit në orën 12:00 të datës 04.02.2025. Pushofsh në paqen e pasosur të Zotit e shtrenjta jonë Leta”, shkruan ai.