NATO: Nëse Rusia përdor armë bërthamore, aleanca do të ndërhyjë

Një sulm bërthamor rus do të ndryshonte rrjedhën e konfliktit dhe pothuajse me siguri do të shkaktonte një përgjigje fizike nga aleatët e Ukrainës dhe potencialisht nga NATO, tha një zyrtar i lartë i aleancës.

Zyrtari paralajmëroi se çdo përdorim i armëve bërthamore nga Moska do të kishte pasoja të paprecedenta për Rusinë, shkruan Al Jazeera.

“Pothuajse me siguri do të kishte një përgjigje fizike nga shumë aleatë dhe potencialisht nga vetë NATO-ja”, tha ai.

Zyrtari shtoi se Moska përdori kryesisht kërcënimet e saj bërthamore për të penguar NATO-n dhe vendet e tjera që të hyjnë drejtpërdrejt në luftën e saj kundër Ukrainës.