NATO dënon ‘sulmin e pajustifikuar dhe të paprovokuar’ të Rusisë

Brenda orës së fundit NATO ka lëshuar një deklaratë duke dënuar “sulmin e tmerrshëm të Rusisë ndaj Ukrainës” duke e quajtur atë “krejtësisht të pajustifikuar dhe të paprovokuar”, raporton BBC.

Aleanca e mbrojtjes, e cila numëron Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe shumë vende evropiane si anëtarë, ka dënuar gjithashtu Bjellorusinë për “mundësimin” e sulmit.

“Ky sulm i ripërtërirë është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, përfshirë Kartën e OKB-së”, tha NATO. “Kjo përbën një akt agresioni kundër një vendi të pavarur paqësor.”

Më tej në deklaratë thuhet:”Veprimet e Rusisë përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë euro-atlantike dhe ato do të kenë pasoja gjeo-strategjike. NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e të gjithë aleatëve.”/albeu.com


Shtuar 24.02.2022 12:26