Nata që vlen “sa një mijë muaj”: Shenjat e Natës së Kadrit!

Nata e Kadrit është nata në të cilën pejgamberit Muhamed, ndërmjet melekut Xhebrail, i kanë zbritur ajetet e para të Kuranit, sipas fesë islame.

Kjo është një nga netët teke në dhjetë ditëshin e fundit të muajit Ramazan. Myslimanët besojnë se në këtë natë, Zoti i bekon të gjithë, i falë të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet, dhe se engjëjt zbresin në Tokë.

Përse është kaq e rëndësishme kjo natë? Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë. Sipas klerikëve, agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti. Në këtë ditë zgjedhin të agjërojnë jo vetëm besimtarë myslimanë, por edhe të tjerë.

Myslimanët besojnë se Kurani iu zbrit profetit Muhamed në shpellën Hira në Mekë. Në Kuran nuk përmendet ndonjë datë specifike, por thuhet se Nata e Kadrit është në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit dhe zakonisht kërkohet në datat teke.

Besohet se janë disa shenja që e përcaktojnë këtë natë, duke nisur nga ndriçimi i diellit, tek shiu i lehtë që mund të bjerë, era që nis e fakti që nuk bën as e nxehtë dhe as e ftohtë. Por edhe shenja të tilla nuk janë mjaftueshëm për të arritur një gradë sigurie të plotë, pasi ato mund të variojnë sipas vendit e stinës.


Shtuar 17.04.2023 14:24