Nata e shenjtë, pelegrinazhi në kishën e “Shna Ndout”, ja ç’duhet të dini para se të niseni për Laç

Mbrëmja e 12 qershorit dhe 13 qershori përkon me përfundimin e pelegrinazhit 13 javor të të martave në Kishën e Shna Ndout në Laç. Sonte, me mijëra pelegrinj, nga e gjithë Shqipëria, por jo vetëm, janë mbledhur për të kaluart natën në vendin e shenjtë. E gjitha në përpjekje për të imituar shenjtin, që sipas tyre ka kaluar vargmalin e Kurbinit.

Për garantimin e mbarëvajtjes së ritualit fetar, dy ditor janë angazhuar policia dhe spitali dhe pushteti vendor në Kurbin. Sot dhe nesër do të kufizohet qarkullimi, pasi pritet që shumë qytetarë të vizitojnë Kishën e Shna Ndout në Laç, për të kremtuar festën e këtij shenjti.

Pelegrinët për këtë ditë të veçantë vijnë nga i gjithë vendi. Policia ka marrë masa dhe njofton se rrugët ku do të kufizohet qarkullimi janë “Kryqëzimi i Gjykatës deri te Kisha e “Shna Ndout”, nga “Kryqëzimi i Poliklinikës” deri te Kisha e  “Shna Ndout”‘; “Kryqëzimi i Gjimnazit” deri te Kisha e “Shna Ndout”; dhe nga “Pallati 113” – Kisha e “Shna Ndout”.

Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik ( autobus/taxi) të liçensuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore, mjetet e emergjencave civile, zjarrfikëset, ambulancat dhe mjetet e policisë. Nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të rëndë nga Mbikalimi i Patokut për në qytet Laç pasi bëhen shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor.

E PLOTË

Rrugët që të kufizohen nga ora 10:00 datë 12.06.2022 – ora 00:00 datë 13.06.2022:

-Nga “Kryqëzimi i Gjykatës deri te Kisha e “Shna Ndout”;

-Nga “Kryqëzimi i Poliklinikës” deri te Kisha e “Shna Ndout”‘;

-Nga “Kryqëzimi i Gjimnazit” deri te Kisha e “Shna Ndout”;

-Nga “Pallati 113” – Kisha e “Shna Ndout”.

Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik ( autobus/taxi) të liçensuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore, mjetet e emergjencave civile, zjarrfikëset, ambulancat dhe mjetet e policisë.

Rrugë për kombësorët do të jetë nga Kryqëzimi i Gjimnazit deri te “Kryqëzimi Varrezave”.

Nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të rëndë nga Mbikalimi i Patokut për në qytet Laç pasi bëhen shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor.

Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç dhe nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve.

Kisha e Laçit, e njohur ndryshe dhe si Kisha e Shna Ndout, prej vitesh njihet si një vend i shenjtë, ku mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria e vizitojnë këtë vend kryesisht gjatë 13 të martave të shenjta, që nisin prej 27 Marsit dhe kulminojnë më 13 Qershor. Thuhet se Kisha e Laçit daton që prej vitit 1300 kur u ndërtua për herë të pare nga vëllezërit françeskanë, duke u shkatërruar më pas në 1971 nga regjimi komunist për t’u ringritur përsëri në 1990.

Pelegrinazhi i 13 të martave bashkon shqiptarë të të gjitha feve, ndërsa arsyeja që pelegrinazhi fokusohet në 13 të marta lidhet pikërisht me vdekjen e shenjtorit, në nder të të cilit është ngritur dhe Kisha – Shna Ndout./albeu.com