“Nardi do bëhej i gjallë”, Rama ka “dy fjalë” për Leonardo di Caprion mbi çështjen e Vjosës (VIDEO)

Kryeministri Rama ka ironizuar të gjithë ata që protestuan që Vjosa të mbetej lum i virgjër dhe të shpallej park kombëtar.

Ironisë së tij nuk i shpëtoi as aktori i famshëm Leonardi di Caprio, për të cilin Rama tha se do të donte ta shante pak tani, por do ta kursente pasi ministrja Kumbaro e kishte mik të mirë.

Sipas Ramës, mire do të ishte të thoshte diçka të keqe për të sepse në këtë mënyrë do t’i tërhiqnte vëmendjen, Nardit, siç e quajti kryeministri.

“Më kanë shënuar këtu për Leonardo di Caprion, por nuk po e them pasi u bë i gjallë për të goditur qeverinë dhe nuk u bë i gjallë për të na mbështetur”, tha Rama./albeu.com/


Shtuar 13.06.2022 11:54