Nagelsmann: Kam marrë mbi 450 kërcënime

Deklarata shokuese nga trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann.

Tekniku pranoi se kishte marrë një seri kërcënimesh përmes rrjeteve sociale pas eliminimit nga Champions League nga Villarreal.

“E di që do të marr gjithmonë kritika nga të gjitha anët, është normale dhe mund ta përballoj. Por me 450 kërcënime me vdekje në Instagram nuk është aq e lehtë”, thotë 34-vjeçari.

“Nëse njerëzit duan të më vrasin, pse duhet të merren me nënën time që nuk ka lidhje fare me punën time? Nuk e kuptoj, sapo njerëzit fikin TV ata harrojnë çdo mirësjellje dhe mendojnë se kanë gjithmonë të drejtë, kjo është çmenduri.

Kërcënohem gjithmonë, pavarësisht nëse fitojmë apo humbim.”/ h.ll/albeu.com