Na thuaj shenjën e horoskopit, të themi anën tënde të errët

Dashi

Dashi ka tendencën të veprojë me impulsivitet, pasi është shenja më impulsive e zodiakut. Nëse një ide nuk është e tyrja, shqetësohen dhe ‘hanë inat me veten’.

Demi

Demi është posesiv, materialist, dhe ndonjëherë vmendjemadh. Ndonjëherë ka nevojë t’i mësosh se cilat janë rregullat. Ata janë kokëfortë dhe shumë xhelozë e ‘të llastuar’.

Binjakët

Binjakët kanë shumë personalitete, të përfshira në një. Nuk dihet asnjëherë se ç’mund të bëjë një Binjak. Kanë interesa të shumta dhe e konsiderojnë veten të aftë në çdo gjë.

Gaforrja

Gaforret janë shumë lunatikë. Nuk largohen lehtë nga qetësia dhe ofendohen për çdo gjë.

Luani

Pretendon të jetë shumë tërheqës. E do veten dhe do ta duan. Luanët kërkojnë vëmendje dhe bëjnë gjithçka për ta patur. Për një Luan, gjithçka rrotullohet rreth tij/saj.

Virgjëresha

Ki kujdes nga njerëzit e kësaj shenje, dinë të jenë më kritikë se shenjat e tjerë. Janë perfeksionistë si njerëz, aq sa edhe një buzëqeshje që nuk u pëlqen, mund t’i bëjë të nisin thashethemet dhe paragjykimet.

Peshorja

Peshoret janë shumë të pavendosura. Ato kalojnë shumë kohë duke studiuar dhe duke u përgatitur për ëndrrat e tyre. Ata janë persona që, nëse shkojnë në një farmaci, do ekzaminojnë etiketat e asaj që konsumojnë.

Akrepi

As ferri nuk e ka zemërimin e një Akrepi të pavlerësuar. Janë manipulues dhe të zjarrtë. Humori i keq është pasqyrimi i Akrepit.

Shigjetari

Shigjetarët shquhen për sinqeritet dhe të drejtpërdrejtë. Marrin kohën e nevojshme për të reflektuar dhe më pas reagojnë. Nuk para mbajnë gjë ‘brenda’, çfarë kanë e thonë.

Bricjapi

Janë shumë kontrollues. Nuk ndjekin masën, por dinë të ndihmojnë të tjerët dhe largojnë nga vetja ata që kanë negativitet.

Ujori

Ujori është një perfeksionist. I duket vetja më i/e mirë se të tjerët, por jo gjithmonë është kështu. Të kesh vetëvlerësim duhet, por me kufij.

Peshqit

Është shenja më romantike e zodiakut, por duhet të jetë edhe më e mençura si shenjë. Në të vërtetë, pavarësisht se zhgënjehet shpesh, vazhdon të besojë në mirësitë e njerëzve.


Shtuar 15.12.2022 20:34