Ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, në një deklaratë për mediat, u shpreh se çdo opozitar duhet të ngrihej ndaj çdo dhunimi ligji apo padrejtësie.
Topalli: “Themelore për çdo opozitar, është që ai të ngrihet ndaj çdo dhunimi të ligjit, çdo padrejtësie që të shohë vendin të vibrojë mes mekanizmave demokratik siç është respektimi i Statuteve. Të fokusohemi në tre elementë. Na kanë vjedhur vulën, emrin dhe kryetari nën arrest”.
Akuzuat Bashës se ka devijuar nga votat. Keni ndryshuar qendrim?
Topalli: “Nuk kam ndryshuar asgjë në lidhje me Bashën. Nuk të bën karrigia as lider as të besueshëm, por vendimet që merr”.