“Më duhen 50 mijë euro”, kërkuan lekë në emër të Vilma Nushit, si u zbuluan dy mashtruesit nga Elbasani

Alban Gjoni dhe Rudor Balla janë arrestuar nga policia për shkak se akuzohen se kanë marrë nëpërmjet mashtrimit një shumë prej 50 mijë euorsh.

Mësohet se personat në fjalë janë prezantuar si Vilma Nushi dhe kanë kontaktuar një drejtoreshë në kompaninë e saj duke i thënë se i duhen 50 mijë euro.

Ata kanë lënë një takim tek Rogneri, ndërsa më pas duke u hequr si Vilma i kanë thënë se nuk mundet të vijë vetë që të marrë lekët por do i marrë një person tjetër.

Në këtë moment një prej të arrestuarve ka shkuar dhe ka marrë shumën prej 50 mijë eurosh.

Më pas drejtoresha në kompaninë e Vilma Nushit është takuar te firma Marketing Distribution dhe i ka thënë se paratë i ka dorëzuar.

Në këtë moment është zbuluar edhe mashtrimi dhe më pas është organizuar grupi për kapjen e dy autorëve. Në kërkim është shpallur edhe një 25 vjeçar.

Pas aksionit u sekuestruan 8250 euro, 25 000 lekë, 1 automjet dhe 1 aparat celula

/albeu.com


Shtuar 24.11.2023 10:06