Muzeu i Artit dhe Trashëgimisë Islame në Tiranë/ Rama: Kultura dhe arti islam pjesë integrale e kulturës së mesdheut dhe Evropës

Kreyministri Edi Rama ishte i pranishëm në konferencën ndërkombëtare për projektin e Muzeut të Artit dhe Trashëgimisë Islame. Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se kultura dhe arti islam janë pjesë integrale e kulturës së mesdheut dhe Evropës. Kreyministri theksoi gjithashtu se këtë pasuri kaq të çmuar të traditës dhe kulturës tonë shumë kush e sheh si një trashëgëmi të imponuar nga një periudhë e caktuar e historisë.

Rama: Besoj që kjo nisëm e bukur nuk ka nevojë për shumë fjalë. Kam bindjen se është krijuar energjia e duhur me djemtë e koleksionit, me arkitektin, Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Kulturës. Janë të gjitha forcat e nevojshme për të ndërtuar një hapsirë të nevojshme në Tiranë për të krijuar një hapsirë të artit dhe kulturës islame. Kultura dhe arti islam janë pjesë integrale e kulturës së mesdheut dhe Evropës.

Është i nevojshëm dhe i mjaftueshëm për ta përcjellë këtë dëshmi, sepse në mendjen e shumë kujt kultura dhe arti islam nuk kanë lidhje me Evropën dhe këtë pjesë të kontinenti ku ne jemi. Këtë pasuri kaq të çmuar të traditës dhe kulturës tonë shumë kush e sheh si një trashëgëmi të imponuar nga një periudhë e caktuar e historisë.

E vërteta është krejt ndryshe dhe dëshmia dhe dëshmia e kësaj të vërtete edhe përmes një muzeu të tillë është një nevojë dhe një vlerë e shtuar për Kryeqytetin. Nga ana tjetër, jemi me fat që janë bashkuar këto forca dhe na jepet mundësia që këtë nisëm ta materializojmë në këtë godinë si bërthamë e muzeut të lirë.


Shtuar 17.09.2025 21:50