Ish-deputeti demokrat Besnik Mustafaj, është shprehur se nuk mund t’i kërkohet Sali Berishës që të mos garojë për kreun e Partisë Demokratike.
Mustafaj e ka cilësuar si jo normale këtë deklaratë të bërë nga një pjesë e deputetëve demokratë
I ftuar në ABC, Mustafaj tha se është e pamundur që t’i kërkosh Berishës një gjë të tillë, kur është ky i fundit që ka vënë të gjithë partinë në lëvizje.
Mustafaj shtoi se edhe Lulzim Basha ka të drejtë të garojë për postin e kreut të PD në zgjedhjet e 30 prillit.
“Ky është një kusht i pamundur për mua për të gjitha zhvillimit që lidhen deri tani. Është e pamundur sepse deri tani këtë lëvizje e ka bërë Sali Berisha. Askush nuk mund t’i thotë Berisha mos garo. Të gjitha ata që e mendojnë se Berisha nuk e meriton, atëherë këta duhet të bëjnë fushatë, për të bindur demokratët që mos e votojnë, por nuk mund t’i mohosh Berishës të garojë. Edhe vetë Berisha e ka thënë se Lulzim Basha mund të garojë në zgjedhjet për kryetar në 30 prill”, tha Mustafaj./albeu.com/