Musk sulmon sërish Evropën: BE nuk është demokraci, shumë politikanë tradhtojnë vendin e tyre

Maniati i teknologjisw, Elon Musk, sulmoi sërish Bashkimin Europian ditwn e sotme përmes postimeve në X, duke i cilwsuar vendet evropiane si jo demokratike

“Bashkimi Europian nuk është demokraci, pushteti i popullit, por më shumë burokraci– pushteti i një burokrati të papërdorur!”, shkruan me ironi pronari i X, Tesla dhe SpaceX.

Ai ripostoi gjithashtu një mesazh të një përdoruesi tjetër, sipas të cilit ‘Bashkimi Europian po bëhet një kërcënim ekzistencial për lirinë dhe sovranitetin europian’.
“Shumë politikanë në Evropë janë tradhëtarë të popullit të tyre”, shtoi Musk.

Kjo reagim vjen pasi Komisioni Europian humbi qasjen në panelin e reklamave në X, pas vendosjes së një gjobe prej 120 milionë eurosh ndaj platformës për shkelje të rregullave të transparencës së BE-së.
“Llogaria juaj e reklamave është çaktivizuar”, shkroi në platformë drejtori i produkteve të X, Nikita Bier, herët të dielën.

Bier akuzoi Komisionin Europian se kishte tentuar të promovonte postimin e tij mbi gjobën ndaj X, duke përfituar nga një dobësi e sigurisë së platformës për të publikuar një link që mashtron përdoruesit duke menduar se ishte video dhe për të rritur në mënyrë artificiale shtrirjen e tij.

Komisioni kishte vendosur gjobën prej 120 milionë eurosh ndaj X të enjten, për shkelje të rregullave të BE-së sipas Ligjit për Shërbimet Dixhitale (DSA), që synon kufizimin e përhapjes së përmbajtjeve të paligjshme.

Shkeljet përfshinin mungesën e transparencës mbi bibliotekën e reklamave të X dhe vendimin e kompanisë për të ndryshuar shenjën blu të verifikimit nga një mjet kontrolli në një funksion ‘tërheqës’ me pagesë.


Shtuar 7.12.2025 19:45