Një vatër e sëmundjes së murtajës është zbuluar në një fermë bagëtish të imta në fshatin Val, Martanesh, në zonën e Bulqizës. Deri më tani, sëmundja ka shkaktuar ngordhjen e mbi 150 krerëve, ndërsa rrezikohen edhe pjesa tjetër e tufës që numëron rreth 700 krerë.
Autoritetet lokale janë alarmuar dhe kanë nisur menjëherë specialistët e Drejtorisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Dibër, si dhe ekipet veterinare të qarkut dhe të bashkisë Bulqizë për të marrë masat e nevojshme në terren.
Ekipet janë duke kryer kontrollin, dezinfektimin dhe procedurat për kufizimin e përhapjes së sëmundjes, ndërkohë që po vlerësohet edhe gjendja e tufës së mbetur.