Murtaja e bagëtive/ Shkon në 10 numri i vatrave, 12 ferma me të imta të infektuara

Sëmundja e murtajës ka zgjuar hartën e infektimit, murtaja e ruminatëve tashmë mbërritur edhe në Lushnje e Gjirokastër.

Numri i vatrave me murtajë ka shkuar në 10, ndërsa numri i fermave të infektuara në 12. Sëmundja që i mër jetën bagëtive të imta është prezente nga veriu e deri në jug të Shqipërisë.

Prezenca e këtij infeksioni në Gjirokastër vë në rrezik një numër të lartë bagëtish, pasi numri më i madh i fermave me dele dhe dhi gjenden në bashkinë e Gjirokastrës dhe Konispolit.

Masat parandaluese si ndalimi i tregtisë së gjësë gjallë, apo izolimi kullotave nuk e kanë frenuar përhapjen e murtajës.

Deri më tani, numri i kafshëve të asgjësuar ka shkuar në 1200. Nëse kjo sëmundje mer fund para shtatorit, ky do të jetë një lajm i mirë për blegtorinë shqiptare, temperaturat e larta janë në favor të fermerëve pasi virusi i murtajës nuk reziston gjatë në diell.

Por që murtaja të asgjesohet para vjeshtës, mjekët veterinar kërkojnë edhe bashkëpunimin e fermerëve që të lajmërojnë mënjeherë në rast se në tufat e tyre shfaqet murtaja e ruminatëve.

Deri më tani, Ministria e Bujqësisë, ka dhënë vetëm këshilla se si mund të parandalohet murtaja, por ende nuk ka folur nëse këta fermerë do të dëmshpërblen apo jo.

Murtaja në Shqipëri mbërriti si pasojë e futjes së kafshëve kontrabandë nga Rumania, të cilat shiteshin në tregjet e gjësë së gjallë më certifikata të falsifikuara.

Dështimi i kontrolleve veterinari në doganë,  apo në tregjet e kafshëvë a bërë që murtaja sot të jetë prezente në Shkodër, Dibër, Bulqizë, Tiranë, Korcë, Devoll, Skrapar, Lushnje, dhe Gjirokastër./TCH


Shtuar 22.06.2025 15:52