Mungonte Rama, kërcënimi i Mitsotakis në prani të Zelensky-t për Shqipërinë

Nacionalistët grekë janë nxehur keq me Shqipërinë për shkak të burgosjes së Fredi Belerit një ditë para zgjedhjeve lokale në Himarë duke futur në zonën e “ngrirjes” raportet me Shqipërinë. Ndërkohë që Mitsotakis priti liderët e rajonit dhe në mënyrë edhe Presidentin Zelensky, mbrëmë në Pallatin Maximos, e munguara e madhe ishte pikërisht Shqipëria.

Stafi i kryeministrit grek nuk ftoi Ramën, pasi sipas mediave greke ai nuk mund të gostitej me “djath dhe dardha” në Maximos, ndërkohë që Beleri ishte në burg.

Në vend të tij, grekët ftuan Presidentin Begaj, por edhe ai nuk pranoi të shkonte.

Gjatë fjalës së tij, pasi foli për rikthimin ekonomik dhe politik të Greqisë në rajon, Mitsotakis tha edhe disa fjalë për fqinjët, të cilat ishin direkt për Shqipërinë.

Greqia, që ka forcuar lidhjet e saj ekonomike dhe politike në rajon, mbështet integrimin europian të fqinjeve të saj, por kjo ka disa kushte që duhen përmbushur nga fqinjët tanë”, tha ai duke shënjestruar Shqipërinë.

Vlen të theksohet se prania e Zelenskyt në takim ishte surprizë, pasi për shkaqe sigurie nuk ishte njoftuar vizita e tij. /albeu.com

 


Shtuar 21.08.2023 09:55