Mungonin avokatët, shtyhet sërish seanca për inceneratorin e Elbasanit

GJKKO ka shtyrë sërish seancën për Inceneratorin e Elbasanit.

Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatëve të të pandehurve.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 8 qershor në orën 09:30, ku do të prezantohen konkluzionet e mbrojtjes.


Shtuar 1.06.2023 10:23