Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Lela Seferi, ka vendosur të thyejë heshtjen pas një periudhe mungese nga aktivitetet publike dhe rrjetet sociale. Përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë me ndjekësit e saj në Instagram, ajo ka zbuluar arsyen e kësaj shkëputjeje.

Lela ka konfirmuar se së fundmi i është nënshtruar një ndërhyrjeje estetike, konkretisht heqjes së dhjamit në zonën poshtë mjekrës (gushë). Siç ka shpjeguar vetë, procedura ka kërkuar kohë rikuperimi dhe respektimin e disa kushteve pas operacionit.

“Jam kanë e bllokume sa i përket punës, e kam mbajt dhe vazhdoj me mbajt këtë fashën që është e detyrueshme mbas intervenimit”, ka shkruar ajo, duke publikuar edhe një foto ku shfaqet me fashën kompresuese rreth kokës.

Pavarësisht sakrificave të përkohshme, Lela shprehet shumë e kënaqur me ndryshimin. Sipas saj, rezultati ka qenë më i mirë nga sa e kishte imagjinuar: “Kur po e heku, po më shkëlqejnë sytë prej punës së bukur që e kanë bo.”

E pyetur për shenjat pas ndërhyrjes, ish-banorja ka sqaruar se aktualisht ka vetëm një shenjë të vogël poshtë mjekrës, e cila është normale duke qenë se kanë kaluar vetëm dy javë nga operacioni. Ajo thekson se me kalimin e kohës, lëkura do të vazhdojë të përmirësohet derisa shenja të zhduket plotësisht.


Shtuar 27.12.2025 11:00