Kandidati i pavarur për Kryetar bashkie në Tiranë, Florjan Binaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen bashkë për ndryshimin e Kryeqytetit. Me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Binaj shprehet se Tirana nuk është vetëm qyteti ku ne jetojmë, por edhe shtëpia që do u lejmë fëmijëve.
Binaj shprehet gjithashtu se janë dy rrugë ose qytetarët të zgjedhin korrupsionin, betoni dhe administratë me patronazhistë ose të zgjedhim ndryshimin, një bashki me njerëz të nderëshm.
Postimi i Florjan Binajt:
Mundësia për t’ju shërbyer juve, është nderi më i madh i jetës sime! Ju ftoj të bëhemi bashkë për këtë ndryshim.