Mund të shkatërrojë Anglinë me një goditje, Rusia nënshkruan kontratën për prodhimin e super raketës “Sarmat”

Ministria ruse e Mbrojtjes ka nënshkruar një kontratë për prodhimin e raketave “Sarmat”.

Njoftimi u bë gjatë forumit të Ushtrisë së vitit 2022.

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi në qershor se Sarmats do të funksionojnë në Rusi deri në fund të vitit dhe se ata do t’i japin Rusisë garanci sigurie “kundër kërcënimeve aktuale” dhe do t’i bëjnë të mendojnë mirë ‘ata që kërcënojnë’.

Kujtojmë se sipas burimeve nga mediat ruse, Sarmat është një raketë që mban shumë mbushje bërthamore dhe është e aftë në shkatërrimin e territoreve me sipërfaqe të mëdha, si përshembull sa Mbretëria e Bashkuar./albeu.com/