“Mund të përfundojnë si Olldashi”, Kreshnik Spahiu: Tri rivalët e Bashës duhet të ikin nga Shqipëria (FOTO LAJM)

Kreshnik Spahiu paralajmëron tre rivalët e Bashëz në zgjedhjet brenda PD, se mund të eleminohen fizikisht nga Berisha.

Kreshnik Spahiu ka komentuar zgjedhjet për postet drejtuese në Partinë Demokratike.

Ai e vë theksin tek fakti se tri rivalët e Lulzim Bashës për kreun e PD-së, u përjashtuan nga çdo funksion drejtues, ndërsa i “këshillon” ata të largohen nga Shqipëria.

“3 kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike:

Agron Shehaj, Bardh Kadilli, Edith Harxhi u përjashtuan nga çdo funksion drejtues.

Pas kësaj maskarade, zgjedhjet e 25 Prillit duken super-model demokratik. Tani fillon lufta kundër SHBA.

I uroj 3 miqve të mi shumë fat sepse shpëtuan nga ndonjë “aksident” si tre ish-kandidatët për kryetarë Olldashi, Pashko dhe Hajdari.

Gjithsesi, duhet marrin masat dhe largohen si kandidati tjetër Eduard Selami, larg oqeanit sepse Doktori, vonon por nuk harron”, shkruan ai./albeu.com


Shtuar 31.08.2021 12:24