Mund të kishte shpëtuar! Detaji rrëqethës, 20-vjeçari shkoi 1 ditë më parë në hotel nga gëzimi i punës së re

Masakra e Velipojës me 4 të vdekur dhe 2 të plagosur tronditi të gjithë vendin duke krijuar një klime të papërshtatshme dhe të frikshme për pushime në Shqipëri.

Mes 4 viktimave, ishte dhe djali i ri, Musaen Zeneli 20 vjeç, i cili ishte në ditën e para të punës së tij. Djali i rritur jetim shkoi 1 ditë më parë në punë në hotelin “Gocaj”, gjë  e cila mund t’i kishte shpëtuar atij jetën.

“Përsa i takon Museinit që është viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje, duhet thënë që ai e kishte për të filluar punë ditën e dielë. Megjithatë, nga mbrëmja e maturës që ka patur ditën e premte, ai ka nxituar të shkonte në punë një ditë më parë dhe pikërisht ndoshta ky nxitim dhe kjo ironi fatale i ka kushtuar dhe jetën.

Nga mbrëmja e maturës që e ka patur ditën e premte, në mëngjes është nisur, ndoshta dhe pa pushuar, shumë i lumtur i kishte thënë të ëmës që kishte gjetur më në fund një punë”, -kanë deklararuar gazetarja Kalaja mbi këtë rast.

Ngjarja ndodhi të dielën në orët e para të mëngjesit, vetëm pak pas mesnate, duke marrë 4 jetë dhe plagosur dy shtetas. Ngjarja e rëndë nisi për shkak të një debati për një pjesë plazhi, dhe disa shezlongë. Familja Ferracaku ka shkuar për sqarim tek familja Gocaj, por si duket debati mes tyre ka agravuar shumë  dhe janë përdorur armët. Dyshohet se janë përdorur 6 armë zjarri, ndërkohë janë vënë në arrest dy të plagosurit.

 

 


Shtuar 29.06.2021 10:50