Të tjera detaje kanë dalë për përleshjen mes ushtarëve shqiptarë e rusë në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.
Dy ushtarët shqiptarë të cilët ishin caktuar me detyrë për ruajtjen e Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh, kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme pas sulmit nga 3 shtetas rusë, të dyshuar si agjentë.
Në momentin që rusët janë afruar ka patur një përleshje fizike mes ushtarëve shqiptarë dhe tre rusëve, ku njëri prej tyre ka përdorur lëndë kimike dhe ka lënë të lënduar ushtarët tanë.
Gjithashtu bëhet me dije se ata u gjetën pa ndjenja dhe mund të kenë humbur shikimin.
Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi, bëri me dije për ABC, se tre rusët janë arrestuar dhe po hetohen nga antiterrori.
Atyre u janë gjetur dhe sekuestruar mjete fotografike, ku në mikroçipe janë kapur foto të Uzinës në fjalë./albeu.com/