Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për pezullimin e Belinda Balluku nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Lala renditi veprimet e SPAK dhe dyshimet që ka ky institucion ndaj Ballukut dhe foli për vendimin e GJKKO.
“Gjykata e Posaçme ka miratuar dy masa sigurie, ndalimin dhe pezullimin e funksioneve publike si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ajo që në momentin që i është komunikuar masa, nuk mund të ushtrojë dy detyrat publike. Nuk merret si deputete, pasi e ndalon ligji kur ka të bëjë me të zgjedhur.
Masa e dytë, me karakter shtrëngues, ndalimi për të dalë nga territori i vendit, përveç rasteve ekstreme, shëndetësore apo familjare me lejen e SPAK.
Nga hetimet e prokurorisë, Balluku ka dy akuza. Shkelje e barazisë në tendera për tenderin e Llogarasë, SPAK dyshon se Balluku me vartësit e saj ka paracaktuar fituesin e tenderit. Problemi është tenderi u fituar fillimisht nga kompania Gjoka, por ky tende u anullua dhe më pas u fitua nga bashkim operatorësh ekonomik turq, por vlera është rritur afër 50 mln euro. Më pas Gjoka ka kryer si nënkontraktor punimet. Balluku dyshohet se ka ndikuar në të gjithë hapat e tenderit.
Momenti i dytë, Loti 4 i Unazës së Madhe, ka dyshime të arsyeshme, për këtë pjesë është person nën hetim, nuk i është komunikuar. Është fituar nga bashkimi i tre kompanive, vlera 20 mln euro. Prokuroria ka dyshime se Balluku ka ndërhyrë.
Në raport me herën e parë, ligji thotë, nëse është recidiviste, pra nëse dyshohet se e ka kryer dy herë të njëjtën vepër, rëndohet pozita.
Pastaj janë dy vartësit, Gentian Gjyli në arrest shtëpie, dhe Erald Elezi, administratori i KESH, të dy akuzohen për tenderin që lidhet me tunelin e Llogarasë.
Balluku duhet të paraqitet në gjykatë brenda tre ditëve. Gjykata cakton seancën e marrjes në pyetje, ajo është e detyruar të jetë me avokat dhe të mbajë qëndrimin zyrtar me masën.
Kodi i Procedurës Penale përcakton disa masa. Akuza e zonjës Balluku shkon maksimumi deri në 7 vjet.
Për masat arrest në burg dhe në shtëpi, kontroll banese dhe personal, duhet autorizim në Kuvend. Për masat ndaj Ballukut, GJK e ka sqaruar.
Diskutimi është, a mundet dot Balluku të pezullohet nga një funksion të emëruar nga KM dhe dekretuar nga Presidenti?
Funksionet e Ballukut nuk janë si e zgjedhur, por sipas ligjit janë të pezullueshme”, tha ndër të tjera Lala.




