Mrekullitë ekzistojnë, pas 115 orësh nën rrënoja, nxirret e gjallë gruaja shtatzënë dhe vogëlushja e saj

Operacionet e shpëtimimeve po vijojnë ende në Turqi dhe ka ende shpresë për të gjetur dhe shpëtuar njerëz të tjerë nën rrënoja.  Pesë ditë që nga lëkundja e parë me magnitudë 7.9 ballë që goditi Turqinë në orët e para të mëngjesit të së hënës, njerëzit ende po nxirren të gjallë nga rrënojat dhe raste shumë të vështira kanë mundur të përfundojnë me sukses.

Pamjet të ngarkuara në mediat sociale treguan momentin kur një grua shtatzënë dhe vajza e saj e vogël u nxorën me barelë nga një ndërtesë e rrafshuar në qytetin turk të Gaziantep, pasi mbijetuan për 115 orë.

Ka pasur gjithashtu njoftime për disa njerëz që janë shpëtuar në zonat e goditura nga tërmeti në Turqi pas 110 orësh, përfshirë një adoleshent./Albeu.com/


Shtuar 11.02.2023 11:09