Motra Andre, e njohur si Lucille Radon, murgesha franceze e cila deri më sot mbante titullin e personit më të vjetër në botë, vdiq në orët e para të mëngjesit të sotëm në moshën 118-vjeçar.
Lajmi u bë i ditur nga shtëpia e të moshuarve ku ajo qëndronte, në Toulon të Francës Jugore.
Ajo lindi më 11 shkurt 1904. Vitet e fundit ishte e kufizuar në një karrige me rrota dhe kishte humbur shikimin.
“Thonë se puna vret. Puna më mbajti gjallë. Kam punuar deri në moshën 108 vjeçare”, deklaroi ajo në vitin 2022.
Vlen të theksohet se pak para se të festonte 117-vjetorin, ajo arriti të mposhtë Covid-19./Albeu.com.