Prindërit në rrugë, motrat në sherr me njëra-tjetrën! Bashkëpunon me fëmijët e xhaxhait, e morën shtëpinë

Majlinda ka ardhur nga Amerika dhe ka thirrur në “Shihemi në gjyq” motrën e saj Ermonetën.

Ajo akuzon motrën e saj se ia ka dhënë shtëpinë e prindërve kushërinjve të tyre, fëmijëve të xhaxhait.

Majlinda: Ti je bashkëpunëtore me djemtë e xhaxhait dhe me vajzën e xhaxhait! Ti je bashkëpunëtore! Unë dyshoj!

Ermoneta: Çfarë ke dyshuar ti deri tani tek unë? Se unë jam munduar me mish e me shpirt për ata prindër.

Majlinda: T’i kam lënë ty në kujdestari. Unë iki në Amerikë te fëmijët.

Ermoneta: Edhe unë t’i kam mbajtur me mish e me shpirt. kam lënë punën për ata prindër, kam lënë shtëpinë për ata prindër!

Majlinda: Pse të rrëshqiti situata nga duart?

Ermoneta: S’më ka pyetur babai deri dje!

Majlinda: Si s’të ka pyetur babai? Ti prandaj je me ata, që të dish çështjen, të ecësh hap pas hapi me ta!

Ermoneta: Erdhe ti tani, ndreqe ti!

Ndërmjetësja e rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan iu shpjegon se bëhet fjalë për një pronë të ndarë mes babait të tyre dhe vëllait të tij. Në vitin ’93, babai i vajzave ka bërë një vërtetim fakti për pronën, por kjo nuk është regjistruar.

Më pas, ai ka fituar dy gjyqet e para të pronësisë por ka humbur në të tretin dhe tani përmbarimi ka nxjerrë çiftin e të moshuarve nga kjo shtëpi. Ermoneta, vajza që kujdeset për prindërit thotë se nuk ishte në dijeni të çështjes gjyqësore ndërsa thotë se tani ata jetojnë në kushte shumë të vështira.

Eni Çobani: Ke pasur zonjë e nderuar, nga Shkurti deri në Dhjetor të ’21 se shikohen datat këtu, që mund  të ndiqje gjyqin. Një vit, gati një vit është bërë gjyq.

Ermoneta: Por nuk më ka pyetur zonja Eni. Nuk më ka pyetur asnjë llaf, nuk kam ditur gjë.

Eni Çobani: Tani më thuaj ti. Prindërit i ke në fushë.

Ermoneta: Në fushë janë, në magazinë.  Urinojnë në fushë, më falni për shprehjen. Në fushë dalin urinojnë.

Majlinda: Nuk kanë ku të lahen zoti Ardit sepse m’i kanë nxjerrë në rrugë mua ata dhe nuk e kanë fare problem që prindërit e mi rrinë në rrugë, buzë lumit.


Shtuar 10.09.2023 19:40