Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të diele në Vlorë, në vendin e quajtur “Kapelja”. Një 30-vjeçar, duke drejtuar motorin, ka përplasur një zonjë rreth 63 vjeç, e cila tashmë ndodhet në spital.
Autori i aksidentit është shoqëruar në komisariat, ndërsa hetimet në lidhje me ngjarjen kanë nisur.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:35, në vendin e quajtur “Kapelja” shtetasi A. M., 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar shtetasen V. H., rreth 63 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i motomjetit u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin./albeu.com