Motori i avionit merr flakë në ajër (VIDEO)

Videot nga bordi i një avioni në fluturim kanë treguar momentin kur motor ii tij është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një fluturimi nga Hjustoni në Kankun ditën e martë, vetëm pak momente pas shkëputjes së avionit nga toka.

Avioni bëri një ulje emergjente dhe u kthye në aeroportin e Hjustonit.

Në një deklaratë, linja ajrore tha se bëhej fjalë për “një problem mekanik pas nisjes” dhe avioni u ul.

Administrata Federale e Aviacionit po heton incidentin./albeu.com/

 


Shtuar 19.08.2023 15:07

Tags: ,