MOTIVI/ Berisha paralajmëron: Nesër protestë!

Ish-kryeministri Berisha ka paralajmëruar një protestë për ditën e nesërme.

Protesta do të mbahet për të kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, për rastin e vdekjes së të riut në komisariatin e Kavajës, Ilvi Meta.

Ai paralajmëroi se nesër do të ketë protestë, ku do të ndizen qirinj në shenjë solidarizimi për vdekjen e të riut.

“Ministri i familjes që në vend të merret me zbatimin e ligjit, është gardian i interesave kriminale të klanit Rama. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë heshti sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kjo është dhe më kriminale. Heshti në një kohë kur në një hark kohor 5-javor 2 të rinj u vdiqën në qelitë e komisariatit të policisë ku duhet të ishin më të sigurt. Duke dënuar këtë qëndrim çnjerëzor të drejtuesve të shtetit, kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të ministrit Çuçi. Ndërkohë unë do t’i propozoj sot Komisionit të Rithemelimit nesër para të gjitha komisariateve të Shqipërisë në orën 8 të ndizen qirinj në një protestë të heshtur paqësore, stop vrasjeve në Komisariate”, tha Berisha./albeu.com/