Dita e enjte e 28 shtatorit pritet të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm.
Priten reshje të dobëta në qarqet Dibër, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër dhe lokale të dobëta në qarqet e tjera.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 21 / 28 °C, në vendet e ulëta 18 / 30 °C dhe në vendet malore 13 / 21 °C.
Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare.