Sot dhe nesër raportohet se moti në pjesën bregdetare të vendit tonë do tëq jetë i përkeqësuar duke detyruar Drejtorinë e Përgjithshme Detare të pezullojë lundrimin e mjeteve të voigla lundruese dhe të peshkimit si dhe pezullimin e lundrimit të linjës Durrës –Bari – Durrës, Vlorë – Brindisi – Vlorë.
Sipas njoftimit bregdeti shqiptar do të përfshihet nga erëra me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2,8 – 3,5 m dhe forca e detit 5-6 deri 7-8 ballë.
Megjithatë pritet që ditën e mërkurë kushtet e motit të përmirësohen. /albeu.com