Reshjet intensive të shiut dhe moti i keq, kanë bërë që niveli i lumit Vjosa të rritet në mënyrë të ndjeshme. Niveli i tij ka arritur rreth pesë metra tek Ura e Mifolit. Bëhet me dije se shirat e dendura kanë vijuar, për disa orë me radhë. Ato po regjistrohen jo vetëm në këtë rajon, por në të gjithë jugun e vendit.
Në rritjen e nivelit të saj, kanë ndikuar edhe shkarkimi i disa lumenj të vegjël dhe përrenjëve. Autoritetet lokale paralajmërojnë se shirat pritet të vazhdojnë me intensitet të lartë. Si pasojë e kësaj, rrezikohen përmbytje të mëtejshme, veçanërisht gjatë orëve të para të ditës së nesërme.
Banorëve iu bëhet thirrje të marrin masa paraprake për mbrojen e pasurisë së tyre materiale dhe familjes. Emergjencat civile dhe strukturat lokale po monitorojnë situatën për të ndërhyrë në rast nevoje.
