Moti i keq ka bërë që 10 fluturime janë anuluar nga Tirana International Airport. Me anë të një njoftimi, TIA bën me dije se një pjesë e pasagjerëve që u janë anuluar fluturimet, janë zhvendosur në disa aeroporte të tjera si Shkup, Athinë, Stamboll, Bari dhe Venecia.
“Disa pasagjerë iu është ofruar mundësia për rimbursim ose janë sistemuar në fluturime për destinacionet përkatëse. Gjashtë avionë të linjës ajrore Wizz Air janë ulur në aeroportin e Shkupit për shkak të mjegullës ndërsa një fluturim me destinacion Luton-Tiranë është anuluar për shkak të dëborës në Londër”, thuhet në njoftim.