Moti i keq prek edhe qarkun Korçë, prezencë uji në oborret e disa banesave, mungesë energjie dhe shkarje dherash

Vijojnë edhe sot reshjet e shiut, ndërsa në disa zona në qarkun e Korçës kanë shfaqur problematika.

Bashkia Korçë

Fshati Çiflig:

Është raportuar prezencë uji në oborret e 3 banesave në fshatin Çiflig, janë prekur vetëm hangarë me bazë blegtorale. Grupet e terrenit dhe administratori i njësisë janë në terren dhe po vijon puna për pastrimin e kanaleve dhe largimin e ujërave të mbledhura.

Fshati Vinçan:

Rruga e fshatit Vinçan pati shkarje dherash. Administratori i Njësisë Administrative, së bashku me Ndërmarrjen e Shërbimeve të Bashkisë ndërhynë dhe u pastruan inertet. Rruga është e hapur pa probleme.

Bashkia Maliq

Në zonën e minierës në fshati Qenckë si pasojë e shkarjeve të dherave pati prezencë inertesh ne rrugë të cilat u pastruan nga kontraktori. Rruga është e hapur vijon normalisht qarkullimi i mjeteve.

Nga Drejtoria Rajonale Qendër-Lindje (ARRSH) situata në akset rrugore kryesore paraqitet e normalizuar.

Aksi i vjetër Korçë–Ersekë (Qarri)

Janë konstatuar shkarje dherash, kontraktori është në terren me mjetet përkatëse për pastrimin e rrugës.

Ekipet e OSHEE-së po punojnë për rregullimin e defekteve dhe situata aktualisht është;

Rajoni Korçë: Fideri Vithkuq (n/st Rehovë) pa energji – zonat Protopapë, Peshtan, Mazrekë, Pulahë.
208 abonentë pa energji.

Bilisht: Fideri 8 (n/st Bilisht) pa energji.

1444 abonentë pa energji.

Fideri 1 pa energji – Qinam, Skorovodë, Kreshovë: 60 abonentë.

Fideri 6 pa energji – Panarit, Ballabanovë, Treskë, Grabockë: 50 abonentë.

Maliq dhe Pogradec: Nuk raportohen probleme.

Totali i abonentëve pa energji: 1,762

Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit:

Pavarësisht nga intensiteti i rreshjeve, situata në lumin Devoll e Dunavec, paraqitet pa problematika. Ka vetëm një pasyrë uji në tokë bujqësore (pjesa e gropës).

Strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në të gjitha zonat problematike. Deri në këto momente nuk raportohen situata të tjera që paraqesin rrezik për qytetarët apo banesat.


Shtuar 20.11.2025 09:39