Qarku i Kukësit po përballet me vështirësi në qarkullimin e automjeteve për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Problemet më të mëdha janë regjistruar në akset rrugore që lidhin qytetin me Qafë Malin, Bushtricën, Shishtavecin dhe zonat Kam–Tropojë, si dhe në segmentin Kukës–Bushtricë–Peshkop.
Në këto zona, drejtuesit e automjeteve duhet të jenë të kujdesshëm, pasi uji ka vërshuar nëpër rrugë, ku nuk mungojnë as rëniet e gurëve dhe interteve. Edhe në Rrugën e Kombit janë raportuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve.
Reshjet e pandërprera kanë shkaktuar gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona malore, duke vështirësuar jetën e banorëve. Autoritetet apelojnë për kujdes maksimal gjatë qarkullimit dhe paralajmërojnë drejtuesit e mjeteve që të marrin masat e nevojshme për sigurinë.
