Shqipëria është përfshirë nga moti i keq gjatë orëve të mesditës. Era e fortë dhe shirat e dendur kanë shkaktuar mjaft probleme në qytetet kryesore të vendit si Tirana dhe Durrësi duke sjellë edhe përmbytje të rrugëve dhe bizneseve.
Policia bën me dije se për shkak të erës së fortë është dëmtuar në kokë edhe një efektiv i Policisë Rrugore, i cili ishte me shërbim në zonën e pallatit me Shigjeta. Paraprakisht dyshohet se ai është goditur në kokë nga një send i shkëputur prej erës së fortë nga pallatet përreth.
Fill pas ngjarjes polici është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.11.2023, rreth orës 13:00, në afërsi të pallatit me shigjeta, si pasojë e rreshjeve, është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë shtetasin M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim.
Shtetasi M. Xh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com